Autobusi i kompanisë nga Kosova “Harea Travel” ka dalë jashtë rrugës në autostradën afër Donja Zdençinës në Kroaci të mërkurën në mbrëmje, por për fat të mirë, pa lëndime të rënda në njerëz, raporton “24sata.hr”.
Autobusi doli jashtë rrugës pasi shoferi humbi kontrollin e timonit.





