Shoqata Down Syndrom Kosova, ka ndarë keqardhje për rastin e anëtares së tyre, vogëlushes Jeta Krasniqi e cila humbi jetën, bashkë me nënën e saj Valentinën, si pasojë e një aksident trafiku në Dragash.
Kjo shoqatë shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Krasniqi me rastin e kësaj tragjedie.
”Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të anëtares tonë Jeta Krasniqi dhe nënës Valentina Krasniqi në aksident trafiku.
Në emër të Shoqatës Down Syndrome Kosova, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Krasniqi, si dhe i urojmë shërim të shpejtë babait.
Shpirti i tyre u prehtë në paqe”.