Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme rreth orës 07:00 tek ‘Tranziti” në Prizren.
Në këtë aksident nuk dihet ende shkaktarët por vetura është rrokullisur, siç shihet edhe në fotot e dërguara në redaksi.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar por vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka arritur edhe njësiti i trafikut rrugorë i Policisë së Prizrenit.






