LAJME

Aksident trafiku në Çagllavicë, vetura përfundon brenda tri lokaleve

Aksident trafiku në Çagllavicë, vetura përfundon brenda tri lokaleve
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Gusht 2023, 11:58

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 03:30 në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti e cila tha se në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet, ngasësi i të cilit ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

“Si pasojë e aksidentit përveç lëndimeve  trupore që kanë pësuar tre persona, janë shkaktuar edhe dëme materiale në tri lokale”- ka thënë Ahmeti.

Policia thotë se me rastin po merret njësiti i trafikut.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika