LAJME

Aksident në magjistralen Prizren–Gjakovë, përfshihen tri automjete

Aksident në magjistralen Prizren–Gjakovë, përfshihen tri automjete
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Gusht 2026, 13:24

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00 në fshatin Landovicë, në rrugën magjistrale Prizren–Gjakovë.

Sipas zëdhënësit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, në aksident janë përfshirë tri automjete, ndërsa si pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Bytyqi ka bërë të ditur se një person ka raportuar se ka pësuar lëndime trupore, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me trajtimin e rastit.

Policia po vazhdon procedurat për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

 

Foto: Arkiv

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika