Home LAJME Aksident në fshatin Landovicë, lëndohet një e mitur

Aksident në fshatin Landovicë, lëndohet një e mitur

0
Aksident në fshatin Landovicë, lëndohet një e mitur

Një aksident me pasoja për një këmbësore të mitur ka ndodhur në mëngjesin e 16 majit në fshatin Landovicë të Prizrenit.


Policia ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë së Veriut, i cili dyshohet se nga pakujdesia, duke drejtuar një mjet me rimorkio, ka goditur një shenjë të komunikacionit.

Për pasojë, tabela e rrëzuar ka goditur një këmbësore femër kosovare e mitur, e cila ka pësuar lëndime trupore. E mitura është dërguar menjëherë për trajtim mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku aktualisht po merr kujdesin e nevojshëm.

Shoferi i dyshuar është ndaluar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here