Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy të lënduar

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jan 2, 2026
Aksident i shumëfishtë në “Rrugën e Kombit”, dy të lënduar

Një aksident i rëndë rrugor është shënuar mëngjesin e sotëm në autostradën Milot–Morinë, ose saktësisht në Rrugën e Kombit” ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

Siç ka njoftuar Policia Shqiptare, dy gra kanë mbetur të lënduara, transmeton Klankosova.tv.

“Rreth orës 09:40, në autostradën Milot–Morinë, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshirë disa automjete. Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar drejtuesja e njërit prej automjeteve, shtetasja F. T., si dhe pasagjerja, shtetasja N. T., të cilat po marrin mjekim në spital dhe paraprakisht, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe të shkakut të aksidentit”, thotë PSH.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika