Një person ka vdekur mbrëmë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mes tri automjeteve në Komoran.Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe më pas ka ndërruar jetë në QKUK.
Njoftimin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur sot policia me anë të raportit 24 orësh.
Aksident i rëndë në Komoran, vdes një person

“Komoran 07.12.2020 – 19:35. Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të tri automjeteve me targa vendore. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i automjetit mashkull kosovar dhe i njëjti si pasojë e lëndimeve të rënda ka ndërruar jetë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

