Agjencia Kosovare e Privatizimit njofton opinionin publik se ka shpallur dhënien me qira të një numër të aseteve atraktive në disa komuna të Kosovës. Shpallja publike është e hapur që nga dita e sotme, ndërsa hapja e ofertave dhe publikimi i çmimeve do të bëhet me datë 31 janar 2022 në pesë zyrat rajonale: Prishtinë, Gjilan, Pejë, Mitrovicë dhe Prizren.
Periudha e qiradhënies është për 1 vit me mundësi vazhdimi gjithashtu parashihet edhe ndërprerja e saj në rast të privatizimit. Ofertat mund të bëhen në mënyrë individuale për secilën njësi veç e veç dhe me zarf të mbyllur (një zarf – një ofertë për një njësi), dorëzohen në Zyrën Rajonale ku është aseti për të cilin ofertohet.
Në rastet e qiradhënies në vlera mbi € 1,000 mujore, para nënshkrimit të kontratës do të kërkohet nga ofertuesi fitues të sjellë garancionin bankar (jo letër zotimi nga banka) në lartësinë e kontratës. Për dorëzimin e ofertës duhet te përdoret Formulari për Dorëzimin e Ofertës, i cili mund të merret në Zyrën Rajonale të AKP-së, apo të shkarkohet nga ueb-faqja: www.pak-ks.org.





