LAJME

Ahtisaari heq dorë nga gjitha aktivitetet publike, e ka sëmundjen e rëndë

Ahtisaari heq dorë nga gjitha aktivitetet publike, e ka sëmundjen e rëndë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Shtator 2021, 16:40

Martti Ahtisaari, ish-presidenti finlandez dhe i dërguari i dikurshëm special për statusin e Kosovë, ka hequr dorë nga të gjitha aktivitetet publike për shkak të sëmundjes, thotë Zyra e Presidentit të Republikës e Finlandës.

Sipas Kancelarisë, Ahtisaari vuan nga sëmundja e Alzheimerit. Për shkak të një çrregullimi të avancuar të kujtesës dhe merr mbështetje për jetën e përditshme në shtëpi dhe herë pas here kalon periudha të trajtimit në një shtëpi pleqsh, shkruan medium finlandez.

Ahtisaari lindi në Vyborg më 23 qershor 1937.Ai shërbeu si President i Finlandës nga 1994 deri në 2000.

Martti Ahtisaari ka luajtur rol të madh në disa raste ndërkombëtare ndërmjetësimi, në mesin e të cilave edhe në Kosovë më 2008.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika