Ish-kryeministri i Kosovës, Agim Çeku, e ka quajtur “gabim të madh të qeverisë së Kosovës”, miratimin në lexim të parë të projektligjit për pagën minimale, i cili u kundërshtua nga veteranët e luftës së UÇK’së.
Ai thotë se në lexim të dytë, kjo duhet përmirësuar.
“Po e shoh si gabim të madh të qeverisë së Kosovës. Një gabim i pakuptimtë. Një arsyetim i pakuptimtë. Një çështje e panevojshme, edhe si një injorim total i veteranëve të UÇK-së, i luftës së UÇK-së, një ndarje jo vetëm e veteranëve nga pjesa tjetër e shoqërisë por një ndarje e shoqërisë, kështu që unë uroj që ky gabim të përmirësohet sa më shpejt në leximin e dytë që të mos kalojë një gjë e tillë, sepse vërtetë është gabim”, tha Çeku.





