- Reklama -

Agim Bahtiri: Vetëvendosje dhe Kurti të gatshëm për ta mbrojtur UÇK-në dhe të akuzuarit e Speciales

Kryetari i Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, ka qëndruar në Shqipëri ku ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.Bahtiri ka thënë se qëllimi i vizitës së tij në Tiranë ka qenë unifikimi i shqiptarëve karshi situatës së krijuar pas aktakuzave ndaj ish drejtuesve të lartë të UÇK-së.Për Klan Kosova, Bahtiri i cili është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje, është shprehur se ky subjekt dhe kryetari i saj, Albin Kurti, janë të gatshëm që të japin kontributin e tyre në këtë çështje.

“Si Vetëvendosje jemi të gatshëm ta mbrojmë UÇK-në me çdo kusht dhe çdo mundësi që na jepet. Partia ka vullnetin, LVV dhe Kurti që të kyçet në këtë proces dhe ta ndihmojë atë”, ka thënë Bahtiri, njofton Klan Kosova.
“Kjo qeveri s’po ndihmon njerëzit që kanë shkuar atje. Ata kanë qenë luftëtarët e shtrenjtë dhe lirinë e kemi prej tyre dhe shumë të tjerë që fatkeqësisht do të shkojnë atje. Kur jemi shtatë milionë e kemi një fuqi. Duhet të dëgjohet një zë”.“Me Bashën biseduam gjerë e gjatë dhe kërkesën që ia shtrova ishte që të kemi një kauzë që të bashkohemi edhe shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni të Veriut dhe të dalim më seriozë në mbështetje të luftëtarëve tanë që iu kemi borxh sa të jemi gjallë”.

- Reklama -

“UÇK është ushtri e gjithë neve, që ka dalë nga populli. Ajo ushtri nuk ka luftuar siç po pretendohet për gjëra kriminale por për çlirimin e vendit dhe mbrojtjen e pragut të shtëpisë”.Bahtiri në Edicionin Special ka thënë se bashkimi i shqiptarëve është i domosdoshëm, pasi që sipas tij Kosova nuk e ka mbështetjen ndërkombëtare sikur që të kishte më 2008 kur shpalli pavarësinë e saj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort