LAJME

Afro 30.000 euro të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës

Afro 30.000 euro të padeklaruara kapen në pikën kufitare të Vërmicës
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Mars 2023, 14:43

Dogana e Kosovës njoftoi se në pikën kufitare të Vërmicës një personi i janë kapur 28.650 euro të padeklaruara.

Në njoftimin e së martës, Dogana tha se është ndaluar një veturë me targa të Shqipërisë dhe shoferi ka deklaruar se nuk posedon asgjë.

“Automjeti është dërguar në vijën e dytë të kontrollit së bashku me policin është bërë ekzaminimit fizik i automjetit. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 28.650.00 euro të padeklaruara. Mjetet monetare ishin të vendosura në çantën e brezit si dhe ne çantën e laptop-it të ndara në katër paketime”, thuhet në njoftim.

Paratë janë konfiskuar ndërsa rasti po hetohet.

ImageImage

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika