LAJME

Afër dy mijë të vdekur në Kosovë që nga rastet e para me Covid-19

Afër dy mijë të vdekur në Kosovë që nga rastet e para me Covid-19
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Prill 2021, 10:27

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë, me Covid-19 kanë humbur jetën 1 mijë e 967 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2.

Prej tyre 80 mijë e 834 janë shëruar, kurse numri i rasteve aktive është 14.095.

“Numri total i rasteve pozitive është 96.896 raste nga 466.653 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.967 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 702 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 80.834 raste, kurse numri i rasteve aktive është 14.095”, thuhet në raportin e fundit të IKSHPK-së. /Front Online/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika