LAJME

Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që i kanë humbur valixhet

Aeroporti “Adem Jashari” ka një njoftim të rëndësishëm për udhëtarët që i kanë humbur valixhet
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shkurt 2025, 08:57

Aeroporti ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar të gjithë qytetarët të cilët kanë udhëtuar përmes këtij aeroporti se nëse kanë humbur valixhet e tyre, të paraqiten deri më 18 shkurt 2025 për të vazhduar procedurat e identifikimit dhe tërheqjes së valixheve të tyre.

Siç thuhet në njoftim, këto valixhe do të jepen si donacion.

“Valixhet të cilat kanë mbetur në aeroport më shumë se 6 muaj dhe nëse pronarët e tyre nuk paraqiten deri më 18 shkurt 2025, atëherë këto valixhe do të jepen donacion shoqatave humanitare që ushtrojne veprimtaritë e tyre në Kosovë”.

“Për cdo të dhënë shtesë ju lutem të kontaktoni zyren e ‘Lost and Found’ në aeroport në numër të telefonit +383 38 501 502 1270/1271 apo përmes e-mailit në: lost.found@limakkosovo.aero”, thuhet në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika