Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se LDK-ja ka dalë si partia më e votuar nga mërgata shqiptare, duke siguruar 32% të votave nga rreth 30 mijë votues, përkatësisht 8,900 vota.
Në një postim në Facebook, ai ka falënderuar mërgatën dhe tha se ky është rezultati më i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që nga shpallja e pavarësisë.
“Ju faleminderit mërgatë! Ju kujtohet zhurma e madhe para disa muajve rreth mbështetjes për LDK-në nga mërgata? Ja ku jemi sërish, tetë muaj pas, mërgata foli prapë dhe foli qartë! LDK del e para me votat nga jashtë! Plot 30,25%, nga gati 30 mijë votues nga jashtë i kanë dhënë mbështetje LDK-së; duke rikonfirmuar edhe një herë se puna e vazhdueshme e lidhja e drejtë që kemi mbysin secilën zhurmë. Të 8,903 votuesve tanë, ju themi faleminderit! Ky është rezultati me i mirë lokal që LDK merr nga mërgata që mga shpallja e pavarësisë. Jemi krenar. Jemi mirënjohës. Ky rezultat është dëshmi e besimit të madh që mërgimtarët tanë kanë ndaj vlerave, vizionit dhe politikës sonë të përgjegjshme. Është tregues se besimi mbytë zhurmën, ideali e zhbën propagandën, e Lidhja i qëndron kohës. Le të vazhdojmë!”, theksoi Abdixhiku.