Një ditë pas zgjedhjes në krye të LDK-së, Lumir Abdixhiku ka bërë homazhe te varri i ish-Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova. Nga aty, Abdixhiku deklaroi se mburret me të kaluarën e partisë, por ajo nuk mjafton.
Abdixhiku deklaroi se do të vazhdojnë të kultivohen idetë tradicionale të LDK’së.
“Po e nisim nga këtu, për të nderuar dhe kujtuar jo vetëm kryetarin e parë të LDK’së, Dr.Ibrahim Rugova, por edhe themeltarin e Republikës së Kosovës, nga këtu dërgojmë mesazhet se idetë tradicionale të LDK’së mbesin ide të kohës, të përhershme të cilat do t’i kultivojmë edhe në këtë pjesë tonën. Ndjehemi krenarë për punët e bëra që nga themelimi e deri më sot. E kaluara jonë është e kaluar me të cilën mburremi, por ajo sot s’na mjafton. E ardhmja ndërtohet duke respektuar të shkuarën, por duke i dhënë përgjigje çështjeve që janë emergjente për Republikën e Kosovës”, ka deklaruar Abdixhiku.





