Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka zhvilluar takim me qytetarët në Lipovec të Hasit.
Abdixhiku nga Hasi: Çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, u bë një tubim i madh

Ai është shprehur se ajo çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, siç u shpreh ai, u bë një tubim i madh në Has.
“Pas Strellcit, Kotradiqit, Baranit, Caravikut, u ndalëm Lipovec të Hasit. Çfarë ishte paramenduar si një takim i rastit, u bë një tubim i madh në Has. Frymë e jashtëzakonshme! Tubime të jashtëzakonshme! Momentum i shkëlqyeshëm i Lidhjes tonë. Në 5 ngjarjet e deritanishme sot, pamë gjithë vullnetin e madh të të dajthtëve për ndryshimin e madh me 9 shkurt! Kjo mbështetje përveç se shtytje për angazhim, na vjen dhe si përgjegjësi për të shtrirë dorën e përafrimit dhe bashkimit në gjithë Kosovën me gjithë ata që sot LDK e shohin si shpresë për të ardhmen. Ndryshimi po vjen”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

