Kryetari LDK-së, njëherit edhe kandidat për kryeministër Lumir Abdixhiku, ka publikuar një video, në të cilën shihet kryeministri Albin Kurti, duke bërë një premtim për Aeroportin e Gjakovës.
Ai kishte thënë se ky aeroport do të funksionalizohet me dy shërbime bazë, kargo dhe për udhëtime me kosto të ulët.





