LAJME

Abdixhiku e vlerëson si të domosdoshëm vendimin për strehimin e afganëve

Abdixhiku e vlerëson si të domosdoshëm vendimin për strehimin e afganëve
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Gusht 2021, 07:10

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka vlerësuar si të drejtë, të domosdoshëm dhe të pa alternativë vendimin e Qeverisë për të strehuar afganët në Kosovë.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se përveç shenjë respekti ndaj kërkesës së SHBA-ve, ky është edhe obligim moral i një vendi të vogël që dikur gjeti strehë nëpër botë, njofton Klankosova.tv.

“Populli i Kosovës njeh vuajtjet e fëmijëve, grave e burrave që lëshojnë vendin e tyre si alternativë të fundit mbijetese. Në këtë kohë, siguria për ta është kontributi më i madh që një shtet si i joni mund të ofrojë – shembull për shume shtete nëpër botë.”

Pas një kërkese të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Qeveria e Kosovës të hënën ka marrë vendim për të strehuar qytetarët afganë, të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika