- Reklama -

AAK-ja shkon e vetme në zgjedhje, Haradinaj: S’kemi vija të kuqe

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, do të garojë e vetme në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie Ramush Haradinaj pas vizitës që ka bërë në Organizatën e Veteranëve të Luftës.

- Reklama -

Ai ka thënë se s’kanë vija të kuqe me asnjë parti pas zgjedhjeve.

“Zgjedhjet janë një akt solemn. Pyetet Sovran. Aleanca respekton të gjitha subjektet politike që marrin pjesë në këto zgjedhje. Kemi deklaruar se nuk do të kemi vija të kuqe pas zgjedhjeve port ë shkojmë vetëm në zgjedhje. Tash presim shpalljen e zgjedhjeve. është mirë që është votuar buxheti. Atherë AAK-ja ka koalicion me qytetarin e vendit.”, tha Haradinaj.

Ai tha se vizituan Veteranët për t’i uruar për ditën e tyre.

“Në emër të subjektit politik AAK-ja me disa bashkëluftëtarë të mi e kemi nderin që t’iu urojmë juve ditën e veteranit dhe gjithë bashkëluftëtarëve edhe në diasorë dhe Hagë. Njëkohësisht shprehim respektin për angazhimin për liri të gjithë brezave. Ne e dimë që ky vit është i vështirë në shumë drejtime edhe nga ana ekonomike. Shpresojmë që viti që vjen të jetë më i mirë”.U.d i Kryetari i OVL UCK-së Faton Klinaku, falënderoi Haradinajn për vizitën dhe u uroi gjithë veteranët për ditën e tyre.

“Sot kishim kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj i cili ka ardhur të na uroj ditën e veteranit. Dhe nesër e kemi përvjetorin dhe nesër kemi shumë aktivitete që do të bëjmë homazhe në tërë Kosovën. Në këtë rast ne urojmë ditën e veteranit të gjithë atyre sepse për shkak të covidit nuk po mund të organizojmë disa aktivitete që kemi paraparë”, shtoi Haradinaj.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort