LAJME

AAK-ja: Mungesa e një agjende të qartë po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

AAK-ja: Mungesa e një agjende të qartë po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Prill 2026, 17:08

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Në këtë takim sipas AAK-së, mes tjerash u diskutua edhe për zhvillimet në vend. Sipas kësaj partie, mungesa e një agjende të qartë zhvillimore e bashkëpunuese po e shtyn vendin sërish drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në postimin në Facebook.

Gjatë kësaj mbledhje sipas njoftimit është diskutuar për procesin e brendshëm zgjedhor i cili në nivel dege pritet të përfundoj më 10 maj, për t’u përmbyllur pastaj më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.

AAK-ja e ka paraparë që gjatë mbajtjes së Kuvendit të kësaj partie, do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika