Zëvendës Kryeministri i Kosovës nga rradhët e AAK-së, Besnik Tahiri thotë se AAK do marrë pjesë në tryezën e diskutimit për çështjen e presidentit.
Për Gazeta Blic, Tahiri thotë historikisht edhe nga pozita edhe nga opozita AAK ka pasur qëndrim unifikues.“Secila iniciativë politike që vjen prej liderëvë politikë në pozitë dhe opozitë, që për synim konsensusin mbarë kombëtar për president dhe cështjet që po kalojmë, AAK i thotë po dhe merr pjesë. Historikisht edhe kur kemi qenë në pozitë dhe në opozitë për tema nacionale kemi pasur qëndrim unfikues“, deklaroi Tahiri për Gazeta Blic.
Shefi i Grupit Parlamentar të NISMA-s, Endrit Shala konfirmon pjesëmarrjen në tryezën e partive politike për çështjen e presidentit.Ai për Gazeta Blic thotë se NISMA është e gatshme për tu ulur në tryezë për t’i dhënë zgjidhje çështjes së Presidentit.
Shala thotë se NISMA do jetë aty për të të dhënë kontributin e saj.
“Në secilën tryezë ku diskutohet dhe ulen përfaqësuesit e subjekteve politike parlamentare për të dhënë zgjidhje për çështjet të cilat i nevojiten, ashtu siç e parasheh Kushtetuta, NISMA do jetë aty dhe do të jap kontributin e vet që të gjejmë zgjidhje në këtë rast për presidentin. NISMA është e gatshme të ulet në tryezë që me i dhanë zgjidhje çështjes“, deklaroi Shala për Gazeta Blic.Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se shumë shpejt do të mblidhen për të diskutuar në një tryezë të përbashkët e partive politike për të biseduar për çështjen e presidentit.“Do të ndjekim vetëm një zgjidhje kushtetuese dhe unë besoj që shumë shpejt do të organizohet tryeza e partive politike për të parë disponimin e partive politike nëse ka disponim të diskutohet për të gjetur një zgjidhje për presidentin e vendit”, deklaroi Hoti.