Me reduktime të rrymës vendi po përballet edhe të enjten, 6 orë me rrymë dhe 2 pa të.
Zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala, tha për KosovaPress se kufizimet janë bazuar në instruksionet e KOSTT-it.
Megjithatë, Buzhala ka thënë se gjatë ditës pritet të përmirësohet furnizimi me energji elektrike.
“Aktualisht ka reduktime, ndërsa sot pasdite pritet përmirësimi i furnizimit me energji elektrike”, tha ai.
Buzhala tha se qeveria ende nuk ka disbursuar mjetet financiare tek KESCO.
KOSTT ka njoftuar dje pasdite se qytetarët e vendit që sipas masave dhe procedurave operative për balancim të Sistemit Elektroenergjetik të Kosovës në kushtet e pamjaftueshmërisë së furnizimit që parashihen me Kodin e Rrjetit, instruksionet për kufizim të furnizimit mbesin në fuqi deri në stabilizimin e situatës që do të thotë sigurimin e energjisë elektrike të nevojshme për mbulimin e konsumit nga operatorët përgjegjës në treg: Furnizuesi Publik (KESCO) dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (KEDS)./KP/