- Reklama -

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri që kanë ndodhur mbrëmjen e së hënës në qytetin e Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, më 05 janar 2026, rreth orës 22:50, policia ka pranuar informacion se në rrugën “Ali Hadri” kishte të shtëna me armë zjarri. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje janë angazhuar patrulla policore.

- Reklama -

Të dyshuarit nuk janë hasur në vendin e ngjarjes, ndërsa nga informacionet e siguruara në terren rezulton se si pasojë e të shtënave dy persona kanë pësuar lëndime dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit.

Sipas ekipit mjekësor, të plagosurit F.T. dhe V.H., të dy nga Prizreni, janë jashtë rrezikut për jetë dhe po vazhdojnë trajtimin e mëtejmë mjekësor.

Në vendngjarje kanë dalë njësi të ndryshme policore, hetuesit kujdestar nga Stacioni Policor Prizren, si dhe hetues nga Sektori Rajonal i Hetimeve, të cilët kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për sigurimin dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes. Po ashtu, patrulla policore janë angazhuar edhe në emergjencën spitalore për sigurimin e viktimave gjatë trajtimit.

Lidhur me rastin janë njoftuar Hetimet Rajonale, ndërsa policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime dhe se po punohet intensivisht për identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort