- Reklama -

Liderët e shtetit flasin me zëvëndësshefin e MCC-së, shprehin mirënjohje pas marrëveshjes së rëndësishme me SHBA-të

Kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, bashkë me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kanë biseduar me zëvendësshefin ekzekutiv të MCC-së.

Kurti tha se kanë shprehur mirënjohjen për vendimin e bordit të MCC-së për të miratuar marrëveshjen e kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë.

- Reklama -

“Së bashku me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, dhe me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, zhvilluam një bisedë me zëvendësshefin ekzekutiv të Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Mahmoud Bah. Shprehëm mirënjohjen tonë për vendimin e bordit për miratimin e marrëveshjes së Kompaktit me vlerë 236.7 milionë dollarë, prej të cilave 34.7 milionë janë kontribut i Qeverisë sonë”.

Shefi i qeverisë përsëriti se ky është investimi më i madh deri tani në Kosovë në fushën e energjisë, derisa shtoi se kjo marrëveshje është një nga më të rëndësishmet mes Kosovës dhe ShBA-së.

“Si investimi më madh deri më tani në historinë e vendit tonë në fushën e energjisë, kjo marrëveshje do të mundësojë vendosjen e themeleve të tranzicionit të drejtë të energjisë, nëpërmjet krijimit të kapaciteteve për konservimin me bateri të energjisë, zhvillimin profesional të fuqisë punëtore dhe përfshirjen më të madhe të grave në këtë sektor. Me këtë marrëveshje gjithashtu kemi vendosur një prej bashkëpunimeve më të rëndësishme ndërmjet vendit tonë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sepse jemi miq, partnerë, aleatë”, tha Kurti në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort