Një aeroplan, që ka fluturuar nga Shkupi drejt Gjermanisë, është detyruar të aterojë në Zagreb, kryeqytetin e Kroacisë. Mediet shkruajnë se shkak për aterrimin është se një udhëtar në moshë të shtyrë që ka udhëtuar me aeroplan, papritmas ka ndërruar jetë.
Për momentin nuk bëhet i ditur identiteti i udhëtarit në fjalë, e as se nga cili vend është. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku në aeroport. Sipas informatave të para, bëhet fjalë për sulm në zemër, shkruan mediumi maqedonas INa, transmeton Klankosova.tv.
- Reklama -
Pas pauzës së detyrueshme, aeroplani me udhëtarët tjerë ka vazhduar drejt destinacionit në Gjermani, kurse kufoma e të ndjerit do të kthehet në vendlindje.
- Reklama -