Profesoresha e Fakultetit të Mjekësisë, Hatixhe Latifi-Pupovci, është sulmuar fizikisht në ambientet e institucionit ku punon të martën në mesditë.
Latifi-Pupovci ka marrë lëndime në fytyrë, siç ka mësuar KOHA, dhe aktualisht gjendet në Emergjencë.
- Reklama -
“Po, e kemi marrë një paciente me traumë dhe ka lëndime në fytyrë. Aktualisht, po trajtohet dhe jemi në pritje të rezultateve”, ka thënë drejtori i Emergjencës në Prishtinë, Naser Syla.
Pupovci-Latifi është gruaja e zëvendësministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci.
KOHA ka mësuar se i dyshuari është prind i një studenti të Latifi-Pupovcit.
- Reklama -
