Ish-deputeti i Kosovës, Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat e reja ndaj tij, të paraqitura nga Gjykata Speciale, në seancën e së martës.
Selimi ashtu sikurse edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, janë paraqitur të martën para gjykatës, për shkak të akuzave të reja, lidhur me krimet që pretendohet se janë kryer në Budakovë dhe Semetishtë të Suharekës midis 4 korrikut 1998 dhe shtatorit 1998 dhe më 28-29 prill 1999, dhe në Gjilan, në korrik të vitit 1999.
“Pohoj se nuk kam të bëjë asgjë me krimet dhe akuzat e prezantuara në këtë aktakuzë”, ka thënë Selimi.