- Reklama -

Krasniqi deklarohet i pafajshëm: Jam i bindur që vepra të tilla nuk kam kryer kurrë në jetën time

Sot në Gjykatën Speciale në Hagë është deklaruar ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi, rreth aktakuzave shtesë që janë ngritur nga gjykata ndaj ish-krerëve të UÇK-së që gjenden në paraburgim atje.

I emocionuar në fjalën e tij, Krasniqi ka thënë se e ka lexuar edhe aktakuzën e parë por edhe aktakuzën shtesë, duke thënë se e ka të vështirë ta kuptojë aktakuzën.

- Reklama -

“Unë z.gjyqtar i kam lexuar dokumentet, aktakuzën dhe këtë shtesën e fundit dhe mund të them me bindje të plotë që e kam të vështirë ta kuptoj edhe akuzën e parë edhe vazhdimin, pasi që jam i bindur që vepra të tilla nuk kam kryer kurrë në jetën time”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për akuzat shtesë të prezantuara nga Dhoma e Prokurorit të Specializuar.

“Unë deklarohem krejtësisht i pafajshëm”, ka deklaruar Krasniqi.

Në fund, ai i ka kërkuar edhe një herë gjyqtarit të procedurës që të përshpejtohet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe të shkurtohet koha e mbajtjes në paraburgim në Hagë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort