- Reklama -

ALG “Loyola Gymnasium” grumbullon ndihma për fëmijët ukranias, të dëbuar nga shtëpitë e tyre

Ashtu sikurse shumë vende të botës që po solidarizohen me luftën në Ukrainë, edhe në Prizren, gjimnazi “Loyola” po kontribuon për të ndihmuar popullin ukrainas duke grumbulluar ndihma për fëmijët.

Është e vështirë të shprehet me fjalë ndjesia aktuale e të gjithë neve, këtu, në Asociation “Loyola-Gymnasium” (ALG). Me shqetësim të madh, trishtim, zemërim, pasiguri e, megjithatë, shpresë, ne i shikojmë ngjarjet në Ukrainë në këto orë dhe ditë.

- Reklama -

Nuk ka asnjë justifikim për luftë në këtë botë. Si një institucion arsimor dhe një institucion me mbi një mijë të rinj, është detyrë e jona si drejtues dhe edukatorë t’i marrim seriozisht paqartësitë dhe pyetjet rreth kësaj lufte, dhe, në çdo moment është detyrë e jona t’i formësojmë dhe forcojmë metodat e komunikimit, mënyrat se si të qëndrojmë pranë njëri-tjetrin dhe artin e komunikimit jo të dhunshëm.

Ajo që ne mund të bëjmë tani është të mbështesim në terren njerëzit në Ukrainë, që aktualisht janë të zhvendsour, kanë humbur shtëpitë e tyre dhe duhet të ikin në një të ardhme të pasigurtë. Prandaj, ne fillojmë sot nismën konkrete për të mbledhur para për fëmijët dhe të rinjtë e larguar nga Ukraina, për të blerë lodra në terren dhe për të ofruar përballimin e parë të traumës dhe mbështetjen psiko-sociale me psikologë të trajnuar. Në zbatimin (blerjen e lodrave dhe angazhimin e psikologëve/specialistëve të traumës) ne ndihmohemi nga organizata CONCORDIA, që ndodhen edhe në vendet fqinje me Ukrainën, në terren dhe tashmë ofrojnë mbështetje të madhe.

Ne, si menaxhment i Asociation “Loyola-Gymnasium” sigurojmë një proces transparent, të pakomplikuar dhe joburokratik dhe do të kujdesemi për përdorimin e drejtpërdrejtë të donacioneve, së bashku me CONCORDIA-n.
Gjithashtu, dëshirojmë t’ju falënderojmë për mbështetjen tuaj dhe të gjithë ne, këtu, mendojmë për viktimat e pafajshme të kësaj lufte.

 

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort