- Reklama -

E teprojnë me bakllava, përfundojnë në emergjencë

Mjekes Dafina Basholli i ra për hise që për Kurban Bajram të jetë kujdestare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.Ajo aty priti shumë pacientë që shkuan për të kërkuar ndihmë pasi ia tepruan me ushqime të ëmbla, njofton Klan Kosova.Basholli tërhoqi vërejtjen që të shmanget ngrënia e ushqimeve me shumë kalori sepse mund të jetë e rrezikshme, sidomos atyre që vuajnë nga diabeti.
“Çdo ditë në qendrën emergjente kemi mjaft raste të atyre post-COVID, e sidomos sot që është festa e Kurban Bajramit kur njerëzit hanë ushqime me më shumë kalori, sidomos me bakllava dhe pacientët të cilët kanë diabet duhet të jenë shumë të kujdesshëm. Sot kemi pasë shumë raste që është dashur t’i trajtojmë për shkak të hiperglikemisë dhe hipertensionit, si raste emergjente”.
Ajo tha se nuk ka një numër të saktë të atyre pacientëve, sepse kujdestaria vazhdon deri në mëngjes dhe statistike nxirret në fund.“Numri i tyre mjaft i madh. E shihni që po hynë e dalin për këtë shkak”.
Pacientë pati edhe për shkak të aksidenteve që ndodhën në ditën e festës.Basholli tha se edhe numri i tyre ishte më i madh dhe se po trajtonin edhe ata që morën lëndime më të lehta, por edhe ata që u lënduan më shumë. Madje, ajo tha se iu kanë mbetur pak vende, por se po mundohen t’i menaxhojnë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort