LAJME

48 studentë bashkohen me ATK-në për përvojë profesionale

48 studentë bashkohen me ATK-në për përvojë profesionale
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Janar 2026, 15:40

Sot u mbajt ceremonia e pranimit të 48 studentëve për punë praktike në Administratën Tatimore të Kosovës.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Mentor Hyseni, tha se përmes këtij programi ATK synon të ofrojë përvojë praktike për studentët, duke i përfshirë ata në proceset e përditshme të punës dhe duke nxitur mendim inovativ profesionale.

ATK njofton se procesi i përzgjedhjes së studentëve është zhvilluar në mënyrë transparente, duke respektuar kriteret e konkursit, si dhe duke marr për bazë notën mesatare.

Sipas njoftimit, në ceremoni morën pjesë dekani i Fakultetit Ekonomik të Universitetit “Hasan Prishtina”, Driton Balaj, si dhe përfaqësues të stafit akademik nga universitetet private.

Në njoftim thuhet se dekani Balaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe universiteteve, duke e cilësuar këtë program si të vlefshëm për përgatitjen profesionale të studentëve.

Ndërkaq, siç bën të ditur ATK, drejtori Hyseni shtoi se ky program është pjesë e vizionit të ATK-së për ndërtimin e një administrate moderne dhe bashkëpunuese, ku drejtësia dhe transparenca janë parime themelore, dhe ku proceset zhvillohen pa asnjë ndërhyrje të jashtme, duke u fokusuar në edukimin tatimor dhe forcimin e besimit me qytetarët dhe bizneset.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika