- Reklama -

Bislimi takon kongresmenin amerikan, e njofton për sulmin në Ibër-Lepenc

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është mirëpritur nga kongresmeni amerikan, William Keating, të cilit i ka folur për aktin terrorist në kanalin e “Ibër Lepencit”.

“Zëvendëskryeministri Bislimi e informoi kongresmenin lidhur me zhvillimet e fundit në Kosovë, përfshirë dhe aktin terrorist dhe sulmin kinetik ndaj kanalit të ‘Ibër Lepencit’, si sulmin e dytë në shkallë të madhe ndaj sigurisë kombëtare, pas sulmit paramilitar më 24 shtator 2023 në Banjskë. Gjithashtu, trajtuan dhe zhvillimet në lidhje me procesin e dialogut”, thuhet në komunikatë.

- Reklama -

Sipas komunikatës së zyrës së kryeministrisë, Bislimi në mesin e projekteve mbështetëse të SHBA-ve ndaj Kosovës, e veçoi atë të MCC-së, Programin Kompakt 236.7 milionë dollarësh në bashkëpunim me SHBA-në.

Në vijim, biseduan rreth progresit demokratik dhe rritjes ekonomike, teksa Bislimi theksoi indikatorët pozitivë makroekonomikë të vendit dhe perspektivën për rritje të qëndrueshme ekonomike.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi kongresmenin Keating për bisedën dhe takimin, duke theksuar thellimin e bashkëpunimit, marrëdhënieve dhe partneritetit mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./RTK/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort