- Reklama -

Kurti përkrah Ramës e Begajt në Vlorë: Duhet të qëndrojmë bashkë, për sa më shumë mirëqenie për qytetarët e Kosovës e Shqipërisë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot ishte prezent gjatë ceremonisë së ngritjes së flamurit në qytetin historik të Vlorës.

Kurti ka thënë dita e sotme e forcon tek të gjithë shqiptarët, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare.

- Reklama -

Ai ka se shqiptarët duhet të qëndrojnë bashkë për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri.

28 Nëntori na bashkon. 112 vjet më parë, në Vlorë shqiptarët u bënë bashkë. Idealet, parimet dhe synimi për arritjen e pavarësisë së Shqipërisë, ishin ç’ka bashkuan mendimtarë e veprimtarë patriotë të kombit më 28 Nëntor 1912. Na lanë një trashëgimi historike e detyrë kombëtare, që atdheun ta duam, ta mbrojmë, ta përparojmë.

Sot e festojmë atë ditë, me shumë herë më pak vuajtje sesa në të kaluarën. E kemi më të lehtë sot të bëhemi bashkë, e të jemi bashkë. Sepse duhet të qëndrojmë bashkë. Për sa më shumë zhvillim e demokraci, mirëqenie e prosperitet për qytetarët tanë në Kosovë e në Shqipëri.

Këtë 28 Nëntor, me presidentin Begaj, kryeministrin Rama, kryeparlamentaren Spiropali e shumë miq e personalitete, e festuam në Vlorën e Pavarësisë, në qytetin që shënoi themelimin e shtetit shqiptar. Dita e sotme e forcon tek të gjithë shqiptarët, ndërgjegjen dhe krenarinë kombëtare. Gëzuar Ditën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit!”, ka shkruar Kurti.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort