- Reklama -

Kadrijaj për rritjen e pagave në sektorin publik: Është padrejtësi ndaj sektorit privat

Ekonomisti Mustafë Kadrijaj ka deklaruar se paralajmërimi i kryeministrit Albin Kurti për rritjen e pagave në sektorin publik është padrejtësi ndaj sektorit privat, pasi sipas tij, të punësuarit në sektorin privat “e mbajnë gjallë sektorin publik”.

Kadrijaj është shprehur të mërkurën në “SOT” të KTV-së se rritja e pagave në këtë periudhë lidhet me zgjedhjet parlamentare. Ai ka thënë se Kurti po tenton ta mbajë gjallë qytetarin para zgjedhjeve.

- Reklama -

“Gjatë qeverisjes ka pasur një lloj koprracie, e sot është diçka që Qeveria ndërroi kursin politik. Me t’u afruar zgjedhjet vendosi t’i rrisë pagat për 55 euro fillimisht. Këto lëvizje po e ulin inteligjencën. Po më pengon që edhe partitë opozitare edhe Qeveria, kur në këtë kohë s’kemi investime, asnjëri s’fol për rritje ekonomike, por të gjithë fokusohen te rritja e pagave. Këtu është padrejtësi ndaj sektorit privat, pasi privati e mban gjallë sektorin publik. Nuk do mend se kjo është në kuadër të fushatës zgjedhore”, ka deklaruar Kadrijaj.

Njohësi i çështjeve të ekonomisë është shprehur se Qeveria Kurti nuk ka pasur interesim që gjatë mandatit të bëjë investime, duke theksuar se rritja ekonomike në Kosovë është si rezultat i diasporës.

Sipas Kadrijajt, sektori privat është në një krizë, e punonjësit po obligohen që për t’i rritur pagat, të ulin numrin e punëtorëve.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort