Hashim Thaçi sapo ka dhënë dorëheqje nga posti i presidentit pasi iu konfirmua aktakuza nga Dhomat e Specalizuara.
Ai në një konferencë për media ka bërë kërkesë që për këto konfirmime të aktakuzave së fundi të mos ketë asnjë grumbullim të njerëzve qoftë për mbështetje, qoftë për protesta.
“Më lejoni të ju falënderoj për solidaritetin që keni treguar dhe mbështetje në këtë kohë. Ju ftoj dhe ju lus që ta ruani qetësinë dhe të shmangeni çdo lloj manifestimi publik me motiv mbështetës apo protestues”.
Thaçi po ashtu ka kërkuar nga politikanët që pas lirimit të postit të presidentit të tregojnë maturi dhe të mos e thelojnë vendin në kriza institucionale”.