- Reklama -

Veriu i qetë, pa incidente gjatë 24 orëve të fundit

Situata në veri të vendit ka qenë e qetë dhe pa incidente gjatë 24 orëve të fundit.

Kjo është bërë e ditur nga raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës, ku nga rajoni i Mitrovicës së Veriut, nuk është raportuar asnjë incident.

- Reklama -

Ky rajon i Kosovës është përballur me sulme terroriste më 24 shtator, ku një grup i armatosur ka sulmuar Policinë e Kosovës, duke e lënë të vrarë policin Afrim Bunjaku.

Pas zhvillimeve të fundit, Policia ka konfirmuar se ka rritur praninë në veri.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se Policia ka rritur tashmë praninë e saj në veri.

“E kemi shtuar prezencën dhe vigjilencën përreth brezit kufitar. Po ashtu, kemi shtuar prezencën e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës. I kemi reduktuar paksa patrullimet e policëve të zakonshëm, për shkak se nuk kanë nivel të tillë të mbrojtjes për t’u përballur me ndonjë sulm të mundshëm”, tha Hoxha.

Ai nuk ofroi detaje se për sa janë forcuar kapacitetet e Njësisë Speciale, por tha se institucioni që ai drejton është vazhdimisht në koordinim me misionin paqeruajtës të NATO-s, KFOR dhe me atë të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.

Image

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort