- Reklama -

Berisha: Nëse nuk do të vidhte kjo qeveri, shqiptarët do të merrnin dyfishin e rrogës

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, e atakoi qeverinë Rama për korrupsion. Ai tha se nëse nuk do të vidheshin 122 miliardë lekë në vit nga qeveria, atëherë rroga e qytetarëve shqiptarë do të ishte dyfish më e lartë.

“Kosova ka një buxhet sa 50 për qind të Shqipërisë. Para 10 vjetësh, Kosova ishte pothuajse në gjysmën e rrogave tona. Para 10 vjetësh, ne qëndronim në krye të rrogave në rajon. Po pse? Se kishte një qëllim ajo qeveri: Të investojë te shqiptarët. Ajo qeveri mendonte se duke i paguar, investonte në kapitalin njerëzor dhe ua bënte jetën më të mirë, më të pranueshme. Ajo qeveri mendonte se ka një detyrim të pakufishëm ndaj pensionistëve, të cilët u shkrinë në një sistem barbar dhe tani merrnin thërrime. Ndaj dhe i dyfishoi pensionet”, tha Berisha.

- Reklama -

Por, sipas tij, pas asaj periudhe, u renditën të fundit në rajon për rroga dhe pensione.

“Jemi 30 deri në 50 për qind më ulët e Kosova. Po pse? Sepse vidhen. Fondet vidhen, fondet shpërdorohen. Çfarëdo bindje të keni, nuk duhet të harroni se ai që ju vjedh, ai ju urren. Se ju ka vjedhur, ka kryer krim ndaj jush. Kjo është arsyeja pse Edi Rama i lejon vetes të fluturojë 137 udhëtime, të shpenzojë taksat tuaja, 22 milionë euro udhëtime. Sa asnjë kryeministër në Evropë ose në botë”.

Sipas tij, KLSH vitin e kaluar konstatoi se në 9 muaj, janë vjedhur 122 miliardë lekë.

“Sa është fondi i pagave në një vit? 97 miliardë lekë. Pra, nëse do vidheshin dhe shpërdoroheshin 25 miliardë lekë, të tjerat do tepronin që shqiptarët të merrnin dyfishin e rrogës që marrin çdo muaj sot. Kurse ky shtrohet në darka, 10 mijë euro darka. 10 mijë euro me rrogën e tij janë sa rroga e 7-8 muajve. A mundet një kryeministër t’i lejojë vetes një shpenzim të tillë? Një kryeministër që vjedh, i lejon vetes çdo gjë”, përfundoi Berisha.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort