- Reklama -

Bëhu pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së!

Forca e Sigurisë së Kosovës, gjatë muajit shkurt do të zhvillojë procesin selektues të ushtarëve që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes. Njëkohësisht FSK fton të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1) që të bëheni pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së që t’i shërbeni paqes dhe stabilitetit brenda dhe jashtë vendit në mënyrë profesionale.

“Gjatë këtij muaji Operacionet Speciale të FSK do të zhvillojnë procesin selektues i cili përzgjedh vajzat e djemtë e FSK që dëshirojnë të bëhen operatorë të së ardhmes.

- Reklama -

Në këtë proces i cili është i ndërtuar sipas standardeve më të larta ushtarake, mund të marrin pjesë të gjithë ushtarakët nga grada ushtar (OR-2) deri në gradën toger (OF-1). Pas këtij procesi, ushtarakët e përzgjedhur kanë mundësinë të vazhdojnë Kursin Bazë të Forcave Speciale në Republikën e Shqipërisë.

Tregoni potencialin tuaj dhe bëhuni pjesë e Operacioneve Speciale të FSK-së. Të qenurit Operator Special nënkupton qe duhet të jesh i motivuar, me guxim të palëkundur, të kesh aftësi bashkëpunuese dhe të menaxhoni në situatat me presion t¬ë lartë. Pjesëtarët e përzgjedhur do të kenë mundësinë për trajnime në fusha të ndryshme me partnerët tanë lokal dhe ndërkombëtar duke shkëmbyer përvoja dhe shkathtësi në mënyrë që vendi ynë të gëzojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.

Zhvillimi i karrierës suaj është në dorën tuaj. Shërbeni paqes dhe stabilitetit brenda dhe jashtë vendit në mënyrë profesionale krah për krah me njësinë elitare të FSK-së.”, thuhet në thirrjen e FSK-së.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort