- Reklama -

90 mijë euro nga vaksinat e papërdorura të gripit sezonal rrezikohen të humben

Rreth 15 mijë vaksina të gripit sezonal për vitet 2022–2023 rrezikojnë që të përfundojnë në kosh mbeturinash shkaku i mospërdorimit. Në Ministrinë e Shëndetësisë theksuan se sezoni i vaksinimit ende nuk ka përfunduar dhe se vaksinat mund të përdoren ende. Por, kanë konfirmuar që sezoni i gripit konsiderohet nga vjeshta deri në maj, muaj ky që fillon pas katër ditësh.

Në kohën e mespranverës Ministria e Shëndetësisë i ka në stok mbi 15 mijë vaksina të gripit sezonal për vitet 2022-2023, që nuk i ka të shfrytëzuara.

- Reklama -

Ato patën mbërritur në Kosovë në fundtetorin e shkuar dhe për një vaksinë kjo ministri kishte paguar shumën prej 5.5 eurosh, që nënkupton se ky institucion rrezikon që t’i humbasë rreth 90 mijë euro shkaku i keqplanifikimit për këtë produkt.

Rreth 10 mijë vaksina u ishin shpërndarë qendrave të mjekësisë familjare, por nuk janë shfrytëzuar, ndërsa mbi 5 mijë të tjera nuk kanë dalë fare nga Depoja Qendrore e Barnave e Ministrisë së Shëndetësisë.

E nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim kjo ministri nuk i ka kontestuar këto shifra, porse ka thënë që sezoni i gripit nuk ka përfunduar ende dhe që është më mirë që vaksinat të teprojnë sesa të mungojnë.

“Të dhënat e prezantuara në javën e imunizimit nuk janë përfundimtare, sepse ende nuk ka përfunduar sezoni i gripit dhe vaksinimi vazhdon gjatë gjithë kohës. Askush nuk mund të garantojë, në asnjë vend, se çdo vaksinë e siguruar do të përdoret, sepse kjo ndikohet nga faktorë të ndryshëm, por gjithmonë është më pak e dëmshme dhe më e dobishme për shëndetin e popullatës nëse mbetet ndonjë vaksinë, sesa të ketë kërkesa nga qytetaret për vaksina e ato të mungojnë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë.

Nga ky institucion kanë thënë se shkaku i pandemisë viteve të fundit ka pasur rënie të personave të vaksinuar kundër gripit sezonal në gjithë botën.

“Meqë keni qenë në Javën e Imunizimit, besojmë që keni marrë edhe informacionin se vaksinimi i rregullt pothuajse në çdo vend gjatë dy vjetëve të parapandemisë ka pasur rënie në marrjen e disa lloje të vaksinave, si pasojë e periudhës së izolimit dhe faktorëve të tjerë kufizues”, thuhet në përgjigje.

Masë të kufizimit të lëvizjes së qytetarëve shkaku i pandemisë COVID-19 nuk ka pasur në Kosovë që nga tetori i vitit të shkuar. Në një përgjigje të Ministrisë sqaruan se sezoni i gripit konsiderohet periudha nga vjeshta e deri në maj dhe se vaksinat që janë në stok kanë edhe disa muaj afat përdormi.

“Vaksinat e gripit të këtij sezoni janë ende nën administrim, sezoni i gripit konsiderohet nga vjeshta deri në maj, ndërsa vaksinat në përdorim kanë edhe disa muaj afat përdorimi”, thuhet në përgjigje.

Por, vaksinat e një sezoni nuk mund të përdoren për sezonin pasues dhe ato që nuk përdoren deri në maj bëhen të papërdorshme.

Ministria e Shëndetësisë ka pasur edhe në të shkuarën raste të skadimit të afatit të vaksinave ndaj gripit sezonal. Në kohën kur Qeveria udhëhiqej nga Lidhja Demokratike, afati u qe skaduar rreth 70 mijë vaksinave në vlerë prej qindra e mijëra eurove./KOHA/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort