Sot bëhen 79 vjet, kur për herë të parë u shtyp gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, e cila fillimisht ishte e përjavshme.
79-vjetori i gazetës “Rilindja”, e cila filloi të shtypej për herë të parë në Prizren

Më 12 shkurt të vitit 1945, filloi të shtypej për herë të parë në Prizren gazeta në gjuhën shqipe “Rilindja”, ku pas numrit të 60-të, gazeta kishte filluar të shtypej në Prishtinë
Gazeta së pari shtypej si e përjavshme, nga qershori i vitit 1948 filloi të shtypet dy herë në javë, kurse nga nëntori i vitit 1958 filloi të dal si e përditshme.
Më 5 shtator 1990 u mbyll nga administrata e pushtuesit serb. Gazeta rifilloi të botohet pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, por për shkak të keqmenaxhimit, ajo pas një kohe u mbyll.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




