LAJME

7 mijë e 835 raste aktive me COVID-19

7 mijë e 835 raste aktive me COVID-19
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Janar 2021, 07:04

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar statistikat e reja të bilancit me COVID-19 në vend.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 52.134 raste nga 188.138 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.351 raste të vdekjes.

IKSHPK njofton se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 313 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 42.948 raste, kurse numri i rasteve aktive është 7.835.

Instituti apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika