Dje në fabrikën e bllokave “Tek-Odak” në Mamushë, një punëtor turk (rreth 53-vjeçar) ka pësuar lëndime të rënda, duke këputur këmbën e djathtë gjatë punës me makineritë e fabrikës.
Me të marrë lajmin, njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.
Ndërkaq, kolegët e viktimës kanë treguar se pas aksidentit e kanë dërguar të lënduarin në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim të menjëhershëm.





