Rreth orës 17:00, helikopterë serbë janë futur brenda hapësirës ajrore të Republikës së Kosovës.
Ekipi i “Indeksonline”, i cili po qëndron afër pikës kufitare në Bërnjak, ka kapur momentin kur 3 helikopterët vëzhgojnë nga lartë.
Ushtarakët serbë kanë përcjellë situatën e krijuar që pesë ditë, kur serbët e dirigjuar nga Beogradi kanë bllokuar rrugët në Jarinje dhe Bërnjak, në shenjë revolte ndaj hyrjes në fuqi të reciprocitetit të targave.
Kujtojmë se ministri i Mbrojtjes, Nebojsha Stefanoviq u takua dje me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, gjeneralin Milan Mojsiloviq, për të shkuar më pas në Rashkë.
Ata kanë vizituar një pjesë të forcave të ushtrisë serbe, të cilët thuhet të jenë në fazën e parë të gatishmërisë, raporton B92.





