Policia në Pejë ka njoftuar se të mërkurën ka gjobitur me 500 euro një të infektuar me koronavirus i cili kishte dalë në një restorant dhe nuk kishte respektuar masat për izolim.
“Më datë 25.08.2021rreth orës 17:00, Policia e Stacionit Policor Pejë, është njoftuar se ne një Restorantin – lokal në lagjen e rajonit tre në Vitomericë të Pejës, ka qëndruar personi: B. H. i cili ishte i prekur nga COVID-19”.





