Në qershor të këtij viti u caktua nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, data e zgjedhjeve lokale më 17 tetor 2021, pas diskutimit që kishte pasur me partitë politike në vend.Por, me kalimin e muajve, gjendja me pandeminë COVID-19 ka ndërruar shumë. Numri i personave të infektuar, të atyre që kërkojnë ndihmë mjekësore dhe të vdekurve si pasojë e COVID-19, shënuan rekorde.Mbi këtë bazë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka rekomanduar që të shtyhet tërë procesi zgjedhor.
Megjithatë, opozita parlamentare e ka kundërshtuar këtë shtyrje, duke insistuar vetëm në zvogëlim të ditëve të fushatës.Lumir Abdixhiku i LDK-së kërkonte që fushata të tkurret në 10 ditë, teksa Ramush Haradinaj i AAK-së në 5 ditë.
Mirëpo në Presidencën e Kosovës sot, në orën 17:00, do të shkojnë partitë politike për të diskutuar këtë çështje.






