LAJME

48 orë burg për malazezin e arrestuar në Gazimestan

48 orë burg për malazezin e arrestuar në Gazimestan
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Qershor 2021, 20:21

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një person në Gazimestan në kuadër të ritualeve vjetore të Vidovdanit.

Burime të “Indeksonline”, bëjnë me dije se i arrestuari është shtetas malazez, Risto Jovanoviq.

Po ashtu mësohet se ndaj tij është marrë vendimi për 48 orë burg.

Kujtojmë se arsyeja e arrestimit të tij është se ai ka bërë thirrje nacionaliste dhe nxitje të urrejtes.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika