Një person është arrestuar dje në komunën e Rahovecit, pasi i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Vjedhje e rëndë’, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë bëjnë të ditur se 42-vjeçari kishte hyrë në një shtëpi, ku kishte vjedhur rreth 100 litra alkool dhe një reflektor.
Të gjithë vjedhjen ai dyshohet se e ka kryer me ndihmën e një kaçavide, e cila është konfiskuar nga Policia bashkë me gjërat që vodhi.
Posa rasti është denoncuar në Polici nga pronari i shtëpisë, i dyshuari është kapur nga njësitet policore dhe është dërguar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën akuzohet.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh.