Rritja e çmimit të naftës dhe vetë jetës në Kosovës ka shtyrë emisionin “Kiks Kosova” të kthehet te një temë, e cila diskutohet gjithmonë: CILËSIA E PRODUKTEVE QË BLEJMË!
Kiks Kosova ka blerë naftë në disa pika të ndryshme të derivateve në kryeqytet dhe në qytete të tjera të Kosovës dhe më pas i ka dërguar ato për t’i testuar në një laborator të licencuar nga Ministria e Tregtisë.





